Ish e dashura e tij pjesë e Big Brother Vip Albania 4, Sinan Hoxha jep pëgjigjjen epike

by admin
Spread the love

Sinan Hoxhës iu ofrua të ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi.

Kjo iu bë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth.

Kësaj oferte, ai iu përgjigj:

“Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel.

Iki në Amerikë një muaj.

Iki në Australi.

Super plot”

E si për t’ja mbushur mendjen, atij iu tha se edhe këngëtarja e mirënjohur, Artjola Toska, ka pranuar për të qenë pjesë.

>

Përgjigja e tij ishte epike dhe e gjithë studio shpërtheu në të qeshura.

Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?

Edea: Po!

Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.

Edea: Vërtetë?

Sinani: Po, një muaj për ju.

Por  të gjith ju që nuk e keni ditur, Artiola dikur ishte në lidhje me Sinanin dhe i kishte dhënë një premtim se pavarësisht se çdo të ndodhte mes tyre ajo do t’i këndonte në dasmë dhe ashtu u bë.

You may also like