Ironia: pse libri i Boris Johnson po vonon të arrijë në libraritë e Evropës?

by admin
Spread the love

Kujtimet e Boris Johnsonit janë vonuar të arrijnë në libraritë e BE-së dhe fajin e ka vetë ish-kryeministri.

Sepse është pikërisht Brexit që ka rritur burokracinë dhe ka komplikuar dërgesat e librit të tij në vendet evropiane.

Në librin e tij, ish-kryeministri rrëfen përvojën e tij në politikë, kryesisht kalimin e tij nga Downing Street nga viti 2019 në 2022 dhe veçanërisht negociatat me Bashkimin Evropian për Brexit.

Johnson ishte mbështetësi kryesor i largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE në referendumin e vitit 2016.

“Nuk ka ardhur ende dhe kjo është për shkak të Brexit. Është ironike”, tha një ndihmës menaxher në zinxhirin britanik të librarive Eaterstones në qendër të Brukselit disa ditë më parë.

>

Ai vuri në dukje se librave britanikë po u duhet rreth një javë më shumë për të arritur në tregun e BE-së si rezultat i kontrolleve shtesë kufitare të zbatuara pas Brexit.

Kujtimet e Johnson u publikuan në Britaninë e Madhe më 10 tetor, por nisën të mbërrinin në dyqanet evropiane këtë javë.

Dyqanet e vetme të Waterstones jashtë Mbretërisë së Bashkuar janë në Amsterdam, Bruksel dhe disa qytete në Irlandë. /tesheshi.com/

You may also like