Irani sulmon Izraelin – Shqip

by admin
Spread the love

Radioja zyrtare e Izraelit raporton se Irani gjuajti më shumë se 250 raketa balistike në Izrael në gjysmë ore të fundit.

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se kishte filluar të synonte objektiva të rëndësishëm ushtarakë me dhjetëra raketa në territoret e pushtuara palestineze, duke shtuar se çdo përgjigje ushtarake izraelite ndaj këtij operacioni do të përballej me sulme më shkatërruese dhe më të forta.

IDF iu drejtua publikut izraelit duke thënë se një sulm iranian ndaj Izraelit është duke u zhvilluar. Shpërthime nga goditjet thuhet se janë dëgjuar në të gjithë vendin.

“Orët e fundit janë lëshuar raketa nga Irani drejt Izraelit. Jeni urdhëruar të jeni gati dhe të ndiqni saktësisht udhëzimet e Komandës së Qarkut Ushtarak të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, përgjegjëse për mbrojtjen civile. Pasi të dëgjoni sirenën, ju duhet të hyni në zonën e mbrojtur dhe të qëndroni atje deri në një njoftim të dytë… IDF po bën dhe do të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur civilët e Izraelit”. /tesheshi.com/

You may also like