IRAN – Qeveria paralajmëron Izraelin për hakmarrjen ndaj sulmit me raketa

by admin
Spread the love



TEHERAN, 7 tetor /ATSH-DPA/- Qeveria iraniane ka paralajmëruar Izraelin për rrezikun e nisjes së një kundërsulmi – pas sulmit raketor të Republikës Islamike javën e kaluar.

Zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani tha sot për agjencinë iraniane të lajmeve IRNA se Irani nuk do të ndalojë së mbështeturi të drejtën e tij për vetëmbrojtje.

Pothuajse një javë më parë, Korpusi elitar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) lëshoi rreth 200 raketa në Izrael në hakmarrje për vrasjet e Hassan Nasrallah, liderit të milicisë Hezbollah të mbështetur nga Irani në Liban, dhe liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran.

Izraeli paralajmëroi se do të hakmerrej.

Mohajerani tha se qeveria shpreson që Izraeli të frenohet mjaftueshëm.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakInfermieria dhe Fakulteti Ekonomik, degët e preferuara në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër


You may also like