IRAK – Vritet udhëheqësi i Shtetit Islamik

by admin
Spread the love

BAGDAD, 22 tetor /ATSH-ANSA/ – Forcat e sigurisë në Irak kanë vrarë liderin e grupit terrorist të Shtetit Islamik (IS) në vend, deklaroi kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani.

”Përveç liderit të Shtetit Islamik në Irak, tetë figura të tjera të larta të grupit u vranë gjatë një operacioni heroik në malet Hamrin. Nuk ka vend për terroristët në Irak”, theksoi al-Sudani.

Sipas forcave të armatosura të Irakut, lideri i vdekur i Shtetit Islamik është Jasim al-Masroui Abu Abdel Qadir.

Forcat e sigurisë gjatë operacionit zbuluan sasi të mëdha armësh, municionesh dhe pajisje të tjera, si dhe ambiente për prodhimin e mjeteve shpërthyese.

>

Shteti Islamik, i cili bëri thirrje për një version fondamentalist të sundimit islamik, dikur kontrollonte rreth 40% të Irakut dhe rreth një të tretën e Sirisë fqinje.

Një aleancë ushtarake e udhëhequr nga SHBA ka filluar të luftojë grupin, i cili tani konsiderohet i mundur ushtarakisht.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, aktualisht janë rreth 2 500 luftëtarë në të dy vendet që vazhdojnë të kryejnë sulme.

Organizata e Projektit Kundër Ekstremizmit numëroi rreth 70 sulme vetëm në Siri në mars të këtij viti. Qelizat e Shtetit Islamik rimorën gjithashtu një pjesë të fuqisë së tyre në pjesë të Afrikës dhe Azisë Jugore./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like