Inzagi i ka prioritetet e qarta: Lojtarët e kanë të ndaluar të mendojnë për Juven, kishim një problem me Asllanin

by admin
Spread the love

Simone Inzagi e di shumë mirë që mund të ketë telashe në këtë ndeshje për shkak se skuadra ka dëmtime, prej barit dhe prej Juventusit. Megjithatë, trajneri thotë se skuadra ka shkuar vetëm për triumf në Zvicër.

Cilat janë rreziqet për këtë ndeshje? Mendoni se lojtarët do ta kenë mendjen te Juventusi?
Jo. E dimë që duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Jang Bojs ka pasur disa probleme në fillim të kampionatit, por të dielën ka mposhtur Luzernën. Duhet që të jemi shumë të vëmendshëm në këtë ndeshje.

E kanë ndryshuar dëmtimet logjikën e rrotacioneve? Zielinski, a mund të luajë nga fillimi?
Kemi pasur një problem me Asllanin ditën e premte dhe me Çalhanoglunë të dielën. Kështu që rrotacioni në mesfushë është i limituar. Për Zielinskin ka pritshmëri pozitive, por duhet që ta shoh pas stërvitjes për të vendosur nëse do të jetë titullar.

Çfarë ndryshon në barin sintetik?
Ndryshon shumë. Nuk është njëlloj si të luash në bar natyral. Duhet që të ndryshojmë edhe qasjen dhe sjelljen në fushë për t’u përshtatur me fushën. Jang Bojs meriton vëmendje maksimale.

>

Mund të luajë Bastoni nga fillimi?
Jam duke u menduar si për të ashtu edhe për Dimarkon. Mbetet për t’u parë.

Çfarë përgjigjesh morët nga fitorja kundër Romës?
Që nga koha kur jam trajner i Interit kemi fituar gjithmonë në Romë, edhe pse vitin e kaluar vuajtëm disi. Të dielën kemi fituar duke luajtur në kushte të vështira edhe për shkak të dëmtimeve. Iu bëra komplimentet lojtarëve. Nuk mundet që të fitojmë gjithmonë me 3-4 gola diferencë. Kishim Romën përballë kështu që e konsideroj fitore të rëndësishme. Duhet që të vazhdojmë në këtë rrugë sepse kemi shumë ndeshje për 20 ditë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like