Inzaghi i tërbuar: Nuk mund të pësosh 4 gola me 4 goditje

by admin
Spread the love

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka analizuar për DAZN barazimin 4-4 ndaj Juventusit: “Ka një sërë faktorësh, vendosmëria duhet të jetë më e madhe, por si trajner duhet të them se e meritonim t’i shënonim 6-7 gola në këtë ndeshje.

Mund të pësosh 4 gola ndaj Juventusit, por jo kështu si sonte. Nuk mund të pësosh 4 gola me 4 goditje të kundërshtarit. Kur rezultati u ngushtua në 4-3, skuadra ime u nervozua, por futbolli është i tillë.

Ju ishit 4-2, patët shumë raste për ta thelluar avantazhin. Në fund, e mbyllët në barazim, sa i zemëruar jeni?

Patjetër që jam shumë i zhgënjim, 4 golat e pësuar do të jenë arsye për analizë të thellë.

Le të qëndrojmë te golat e pësuar në një situatë kontrolli të plotë të lojës prej jush…

Është e qartë se u ndëshkuam nga gola që nuk mund të pësohen kaq lehtë. Në vend që të pësonim, duhej të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë. Është e drejtë që ka zhgënjim, por gjithashtu duhet të shohim gjërat e bëra mirë.

>

Keni humbur fuqinë në çerekorëshin e fundit të ndeshjes…

Tifozët neutralë, mendoj se u argëtuan, pastaj është normale që ne të zemërohemi pas një ndeshjeje si kjo. Bëmë rotacione të kufizuara në formacion, por një ekip si i yni duhet t’i kapërcejë vështirësitë.

A i mungon ende diçka këtij Interi?

I duhet pak më shumë vendosmëri, pësuam 4 gola. Padyshim që gjykimi ndikohet nga rezultati, është e drejtë të marrim kritika, sepse nuk fituam. Megjithatë, krijuam shumë mundësi të qarta shënimi ndaj një skuadre që kishte pësuar vetëm një gol nga penalltia deri më tani.

You may also like