Impakt fantastik te Milani, Pulisiç: Vetëm që të luaja në portë kisha mangët

by admin
Spread the love

Kristian Pulisiç është lojtari i vetëm që ka shënuar më shumë se 10 gola (17) dhe ka dhënë më shumë se 10 asistime (11) që nga fillimi i sezonit të kaluar në Serie A.Që nga fillimi i sezonit të kaluar, vetëm Kole Palmer (44 total – 28G , 16A) ka qenë i përfshirë në më shumë gola se amerikani kuqezi (28 total – 17G 11A) mes mesfushorëve në pesë ligat më të mira të Evropës. Asnjë lojtar nuk është përfshirë në mënyrë aktive në më shumë gola se Pulisiç që nga fillimi i Serisë A (tetë, si Turam dhe Retegui – rezultati i pesë golave dhe tre asisteve).

Dukshëm ai është lojtari më i fortë dhe më vendimtar i Milanit. Nuk është vetëm bujaria që e dallon atë, por shifra vërtet mbresëlënëse. Pas ndeshjes me Udinezen, ku ai mbuloi shumë pozicione në fushë, deklaroi: “Vuajtëm gjatë gjithë ndeshjes, shpirti i ekipit ishte perfekt. Isha kudo në fushë, gjithçka që mungonte ishte që të isha edhe portier.

>

Më duhet të pyes Menjanë për këtë. Vërtet kam luajtur në çdo pozicion, por jam i lumtur sepse e merituam fitoren. Duhet ta marrim këtë ndeshje dhe të fitojmë besim, duke vazhduar që të fitojmë shumë ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

You may also like