“Ik more se po të mbys shpulla”- Eskalon debati mes Rrezit e Besfortit

by admin
Spread the love

Debati mes Rezit dhe Besfortit ka arritur në një pikë të re tensioni brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke bërë që situata të bëhet gjithnjë e më e nxehtë.

Në një përplasje të fundit, Rezi e ka quajtur Besfortin “grua”, duke thënë se sjellja e tij nuk është e denjë për një burrë.

Kjo deklaratë ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Besforti, i cili është ndier i ofenduar dhe i nervozuar.

Ai i është përgjigjur me tone të ashpra, duke e sfiduar Rezin dhe duke i thënë: “Ik more se po t’myti shpulla”.

>

Kjo frazë ka nxitur tensionin dhe ka bërë që atmosfera brenda shtëpisë të jetë më e rënduar se kurrë.

Rezi, në përgjigje, ka theksuar se nëse do të flisnin për dhunë, atëherë do të duhej të ishin jashtë shtëpisë.

“Nëse jemi për shpulla, qenkemi për jashtë. Po flet si gratë” ka thënë ai.

You may also like