Ibrahimoviç nuk i mjafton vetëm Milani, bëhet gati për karrierën si… boksier

by admin
Spread the love

Nëse për çdo drejtues sportiv të niveleve të larta përditshmëria e jetës së klubit mjafton, kjo nuk mund të thuhet për Zlatan Ibrahimoviç. Sipas mediave britanikë, drejtuesi i Milanit, ka kohën e mjaftueshme edhe për aktivitete të tjera dhe po mendon seriozisht që të nisë një karrierë si boksier.

Pasioni i tij për artet marciale është i njohur, por tani apo po mendon që t’i bashkohet boksit, më saktësisht aktiviteteve të Misfits që përfshijnë personalitete të ndryshme që janë pasionantë të boksit e jo profesionistë.

Sipas “The Sun”, Ibrahimoviç ka folur me Mams Tejlor, shefin ekzekutiv të Misfits Boxing, për të kuptuar se cilat janë mundëstë që ia të ngjitet në ring në këto aktivitete.

>

“U mundova të bind Zlatan dhe ai mund të përballet. Jam një mik i mirë i menaxherit të tij dhe kemi folur të tre në FaceTime”, tha vetë Tejlor për tabloidin britanik, duke konfirmuar interesin e Ibrahimoviç.

PANORAMASPORT.AL

You may also like