Ibra është gati të shkarkojë Fonsekën, një ish-juventin pritet të marrë drejtimin e kuqezinjve nga e hëna

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë ultimatum Paulo Fonsekës, në qoftë se nuk fiton derbin me Interin ai do të shkarkohet.

Nuk ka alternativë tjetër për trajnerin e Milanit pas gjashtë humbjeve radhazi. Suedezi është vënë me shpatulla pas muri nga Kardinale deri te Furlani dhe Monkada.

Drejtori ekzekutiv i kuqezinjve dëshiron që në pankinë të sjellë Alegrin ose Mauricio Sarrin por Ibra nuk do asnjërin prej tyre. Ai po mendon për ish futbollistin e Juventusit, Igor Tudor, i cili ka qenë trajner i Lacios.

Tani pritet të shohim se çfarë do të ndodh në derbin e së dielës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like