I lindur dhe i rritur në Romë, Fratezi synon gol në “Olimpico”

by admin
Spread the love

Ka lindur në Romë dhe aty është rritur. Hapat e parë në futboll i hodhi me ekipet e fëmijëve të Lacios, pastaj si adoleshent përfundoi te Roma. Për Davide Fratezin, Roma është thjesht një shtëpi. Mund edhe të rikthehej, përpara sesa Interi t’i mbyllte dyert transferimit. Tani luan kundër. Në “Olimpico”, aty ku për qindra herë ka qenë kapës topash në ndeshjet e Romës dhe Lacios.

Fratezi u largua nga qyteti i tij në vitin 2017 për t’u transferuar në Rexho Emilia, ku Sasuolo bëri një investim të rëndësishëm për një adoleshent: 5 milionë euro dhe 30% për rishitjen e kartonit. Aty mori rrugën drejt futbollit të rëndësishëm Davide, ku më parë kishte qenë në huazim te Askoli, Empoli dhe Monza. Tani po flasim për një bomber edhe në kombëtaren e Spaletit me 8 gola të shënuar, ku ka parakaluar Raspadorin me 7. Depërtime, goditje me kokë, goditje nga brenda dhe jashtë, pak nga të gjitha. Fratezit i sjell gjithmonë fat stadiumi i Udinezes.

Aty shënoi një gol të rëndësishëm sezonin e kaluar me Interin dhe po ashtu edhe këtë vit pas 42 sekondash me zikaltrit. U konfirmua edhe me fanellën e Italisë kundër Izraelit. NË ROMË- Ndoshta për Fratezin, fakti që nuk ka luajtur kurrë në “Olimpico” si zot shtëpie mund të jetë një peng. Pak rëndësi ka, sepse me kalimin e kohës u shndërrua si një mik në shtëpi.

>

Dhe ka një tjetër “por”. Ish-lojtari i Romës dhe Lacios nuk ka shënuar kurrë gol ndaj verdhekuqve. Fratezi luan në Serinë A që nga sezoni 2021-2022 dhe ka shënuar 4 gola në sezonin e parë, 7 në të dytin dhe 8 në të tretin. Mes tyre vetëm 1 gol ndaj ekipeve romane dhe bëhet fjalë për Lacion në Arabi. Pra nuk gjen dot rrjetën në “Olimpico” dhe ndaj Romës. Besimi që i ka dhënë Spaleti dhe roli i bomberit në kombëtare mund të mjaftojnë për të hapur dyert e shtëpisë së tij?

PANORAMASPORT.AL

You may also like