I barazoi rekordin, Saki: Pioli, ende te Milani

by admin

Stefano Pioli, në sfidën e djeshme ndaj Napolit, përjetoi ndeshjen e 220-të në stolin e Milanit duke arritur Arrigo Sakin. Pikërisht ky i fundit ka folur për pozicionin e trajnerit kuqezi duke deklaruar se:

pioli saki

“Nëse Stefano punon kështu dhe nëse përmirësimet vazhdojnë, nuk e kuptoj pse duhet të largohet në fund të sezonit. Nuk duhet harruar se po punon me një grup djemsh ku pothuajse të gjithë vijnë nga kampionate të tjera. Nuk është e lehtë, duhet durim.

Përmirësimet që shihen tani janë rezultat i mësimeve të trajnerit, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Stefano është një teknik i shkëlqyer. Para se të mbërrinte në Milano ishte mbi të gjitha një takticien e më pas evoluoi dhe tani më duket se është strateg”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like