Humbja kundër Monakos, Ter Shtegen: Gjithçka shkoi keq, fitojmë ndeshjen e radhës

by admin
Spread the love

Pasimi i gabuar nga Mark-Andre ter Shtegen u bë “meseleja” që Garcia të shkonte deri në limite, aq sa mori kartonin e kuq në pengimin e kundërshtarit.

Pas ndeshjes ka folur vetë portieri gjermanë, duke analizuar të gjithë situatën dhe rëndësinë e kësaj humbjeje: “Në rastin e kartonit të kuq gjithçka shkoi keq. Më pas rrjedha e lojës kaloj në favorin e rivalit. Ata fituan qetësin e nevojshme dhe morën rezultatin që dëshironin. Ne u përpoqën të bënim diçka pas golit të pësuar. Synimi në pjesë e dytë ishte të shtynim sa më shumë, por ata ishin mjaft të shpejtë në kundërsulm dhe u ndëshkuam. Në Champions duhet gjithmonë të fitosh. Ky është objektivi. Do të përpiqemi të sigurojmë triumf në ndeshjen e radhës në shtëpi. Tani me fokus kalon te Vijarreali”, e mbylli Ter Shtegen.

PANORAMASPORT.AL

You may also like