Nutricionistët vazhdimisht ndihmojnë njerëzit për të humbur peshë dhe shpesh rekomandojnë edhe ëmbëlsira – natyrisht të kontrolluara.
Ashtu si me shumicën e planeve dhe vendosjen e qëllimeve, është e nevojshme që të ketë një strategji.
Për shembull, ju mund të zgjidhni që me kujdes të kufizoni marrjen e ëmbëlsirave në baza ditore – 100 deri në 150 kalori – në mënyrë që të ndihmoni në përmbushjen e qëllimeve tuaja.
Ndryshe, ju mund të shmangni ëmbëlsirën krejtësisht gjatë ditëve të javës dhe ta ruani, për shembull një fetë me tortë me çokollatë ose tiramisu apo pite me molla, për fundjavë.
Njejtë ndodh edhe me alkoolin. Në disa raste, zgjedhja midis alkoolit dhe ëmbëlsirës ose shtimi i stërvitjes ka kuptim për të balancuar dëshirat tuaja me realitetin e kalorive.
Megjithatë, këto qasje nuk funksionojnë për të gjithë. Shmangja e ëmbëlsirave tërësisht në fazat e fillimit të një diete mund të jetë më e sukseshme.