Humbja e dytë e Milanit në Champions, Boban: U mohua një penallti, Leao talent absolut

by admin
Spread the love

Minutat e fundit ishin të diskutueshme në Leverkusen-Milan, me gjyqtarin zviceran Sherer që nuk e gjykoi si faull një goditje të Hinkapie ndaj Loftus-Çiku mbi linjën e 16 metrave.Për atë moment të kontestuar edhe në fushë, ka folur Zvonimir Boban i cili deklaroi: “Ka një faull për mendimin tim, Loftus kontrollon topin me të jashtme e këmbës. Kontakti ndoshta nuk është i fortë, por ekziston. Kemi parë penallti të dhëna edhe për faulle me më pak intensitet. Kur arbitri nuk ndjen penalltinë është e vështirë që VAR të ndërhyjë, por për mendimin tim ka një faull, e sigurisht që mund të ishte sanksionuar pa u skandalizuar askush”.

Më pas vëmendja e ish-drejtuesit të Milani kaloi te Rafael Leao që vijon të akuzohet për mungesën e impenjimit.

“Është e vërtetë që Leao nuk është vendimtar me vazhdueshmërinë që kanë kampionët, por talenti i tij është absolut dhe i padiskutueshëm. Thjesht i duhet të punojë për të qenë më i pranishëm në ndeshje e në vazhdueshmëri.”

PANORAMASPORT.AL

You may also like