Historike në NBA, James luan me djalin e tij

by admin
Spread the love

Në natën hapëse të stinorit të rregullt të ligës më të fortë të basketbollit, NBA, u zhvilluan dy ndeshje por vëmendja ishte te dueli ndërmjet Minnesota Timberëolves dhe Los Angeles Lakers.

Skuadra e Lakersave fitoi me shifrat 110:103 por katër minuta pa përfunduar çereku i dytë i ndeshjes, u shkrua historia.

LeBron James u fut në lojë me djalin e tij, Bronny James, të cilin LA Lakers e drafti këtë vit duke shkruar historinë pasi për herë të parë në një ndeshje të NBA-s luajtën babë e bir së bashku.

>

LeBron realizoi 16 pikë, 5 kërcime e 4 asistime për Lakersat kurse Bronny për tre minuta lojë regjistroi vetëm një kërcim. Më efikasi te Lakersat ndaj Minnesotas ishte Anthony Dabis me 36 pikë e 16 kërcime.

Ndërkohë, dueli tjetër i mbrëmjes, përfundoi me fitoren e Bostonit 132:109 kundër skuadrës New York Knicks.

You may also like