Historia e çuditshme, si Espanjol siguroi Kumbullën nga Roma me një… aplikacion

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla shënoi në fitoren e Espanjol 2 me 1 përballë Majorkës. Kaq mjaftoi, që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të merrte gjithë vëmendjen te klubi i Espanjol në Spanjë.

Historia e Kumbullës është mjaft interesante. I kthyer tashmë në protagonist te mbrojtja e Espanjol, vlen për t’u theksuar se transferimi i tij në Spanjë u realizua përmes “TransferRom”.

Pasi Kumbulla nuk dukej se do gjente minutat e duhura te Roma sepse as huazimi te Sasuolo nuk shkoi si duhet, pikërisht aplikacioni ndihmoi mbrojtësin shqiptar të shkonte në radarët e Espanjol. Kjo platformë ka lidhur klube, agjentë dhe lojtarë prej vitesh duke pasur parasysh nevojat e secilit.

Mbi 800 klube janë pjesë e saj dhe Espanjol u shtua së fundmi. Dhe është e vërtetë e çuditshme, por e vërtetë, që impakti i “TransferRoom” huazoi Kumbullën te Roma.

PANORAMASPORT.AL

You may also like