Hipokrizia perëndimore, arsyeja e guximit të Izraelit! – Shqip

by admin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një fjalim drejtuar kombit pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Ankara, komentoi sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe akuzoi qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu për imitimin e Hitlerit dhe kalimin e kufirit çdo ditë në politikën brutale të masakrave që ka zbatuar që nga 7 tetori.

Duke dënuar agresionin e Izraelit kundër qytetit Rafah në Rripin jugor të Gazës, duke përfshirë ofensivën e planifikuar, Erdogan tha se “politika hipokrite e fuqive perëndimore” ishte arsyeja e guximit të Izraelit.

“Ndërsa fuqitë perëndimore i bëjnë thirrje publikisht Izraelit të ushtrojë përmbajtje, në të njëjtën kohë ata mbyllin një sy ndaj krimeve të Netanyahut, duke u fshehur pas Hamasit si justifikim”, tha Erdogan.

Ai preku edhe vendimin e administratës amerikane për shitjen dhe modernizimin e avionëve F-16 për Turqinë.

“Jemi të kënaqur me rezultatin pozitiv të kërkesës sonë për F16, të cilin e kemi diskutuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa kohësh. Duke hequr kufizimet ndaj vendit tonë, shpresojmë që industria turke e mbrojtjes të përparojë edhe më shpejt tani e tutje”, tha Erdogan.

You may also like