Hezitoj dhe përtoj me fol sepse kemi pengesa dhe zvarritje të vazhdueshme – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka refuzuar të japë datë për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan. Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Aliu tha se për këtë projekt “hezitoj edhe përtoj me fol sepse kemi pengesa të vazhdueshme dhe kemi pas zvarritje të vazhdueshme”, raporton Shqip.

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi patën thënë kjo autostradë do të hapej deri në fund të vitit 2023. Qytetarët edhe ishin uruar.

Ai tha se “një mal i madh që ka qenë në mes të autostradës është gërmuar plotësisht”. Aliu tha se kur është thënë se kjo autostradë do të përfundonte në fund të vitit 2023, “ka qenë një gabim, për shkak se as për së afërmi nuk ka qenë realisht”.

>

“S’përtoj me fol për rrugën e Mitrovicës, nuk përtoj me fol për rrugën e Podujevës, nuk përtoj me folë për rrugën e Pejës. Se cilat janë duke shkuar me trende mjaft të shpeshte. Këto dy projekte janë projekte të trashëguara me probleme dhe të kontraktuara qysh atëherë, por ka një progres mjaft të madh, sidomos te autostrada e Gjilanit, në krahasim me atë të Gjakovës”.

“Dhe për mua, kur kam qenë në vizitën e fundit – se është mbase projekti që më së tepërmi e kam vizituar, gati çdo muaj ia bëj një vizitë – mendoj që ka një progres të madh, mirëpo nuk mund t’ju jap datë, për shkak se kur është dhënë aso kohe premtimi ose data që do të kryehet në vitin e kaluar, ka qenë një gabim, për shkak se as për së afërmi nuk ka qenë realisht. Këto kanë qenë raportime të rregullta që vijnë nga ministria, që nuk kanë pasë shumë të bëjnë me realitetin. E që sot, pas zgjidhjes së shumë problemeve që kanë ndodhë – kanë qenë edhe disa të shpronësimit, edhe disa teknike nga rrëshqitja e dheut që ka ndodhë e që janë sanuar – pak a shumë problemet faktike, reale janë eliminuar dhe procesi është duke shkuar tashmë në një ritëm mjaft të shpejtë, por nuk mund t’ju jap datë”.

You may also like