Heroi i zikaltërve, Markus Turam: Në Serinë A çdo ndeshje e vështirë

by admin
Spread the love

Markus Turam nuk mendon për vete, por për Interin. Sulmuesi francez është i lumtur për 3 golat, por më së shumti për faktin që fituan zikaltrit. Ai thotë se çdo ndeshje në Serinë A është e vështirë dhe se nuk e priste që të luftonte për golashënues në Itali.

Sa i lumtur jeni për fitoren dhe golat?

Jam shumë i lumtur. Ishte e rëndësishme që t’i jepnim vazhdimësi rezultateve pozitive të marra në 2 ndeshjet e fundit. Tani duhet të vazhdojmë kështu. Golat e mi janë fryt i punës që bëjmë çdo ditë me stafin. Në aspektin psikologjik kërkoj që të jem më agresiv përpara portës kundërshtare. Ndonjëherë funksionon dhe ndonjëherë jo. E rëndësishme është që të vazhdojmë të punojmë.

Ishte një ndeshje jo e lehtë, por ju duket sikur shënoni në çdo top që prekni…

Jo. Kisha disa ndeshje që nuk shënoja. Këtë herë shënova tre gola, por e rëndësishme është që fitoi skuadra. Kjo ka më shumë vlerë se gjithçka tjetër. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të përmirësohemi.

Mendon që titulli kampion është në duart e Interit dhe varet vetëm nga ju?

Jo. Çdo ndeshje është shumë e vështirë në Serinë A. Kemi një organikë të jashtëzakonshme me 4-5 lojtarë të rinj që mund të na japin një dorë dhe të na ndihmojnë gjatë vazhdimësisë. Do të provojmë që të japim më të mirë.

E mendonit që do të ishit golashënuesi në këtë kampionat?

Nuk më interesojnë fare këto gjëra. Mua më intereson vetëm Interi dhe jam shumë i lumtur në rast se skuadra fiton. Pak rëndësi ka se kush i shënon gola.

Në çfarë aspekti duhet të punojë Interi gjatë kësaj periudhe pushimi?

Është shumë herët për të përgatitur të gjithë sezonin tani. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Pas pushimit të kampionatit do të kemi ndeshje shumë të forta dhe do të jetë shumë vendimtare që të fitojmë për të qëndruar aty në krye të klasifikimit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like