Hera e parë për talentin shqiptar në Champions, Maldini Kacurri fiton plotësisht besimin tek Arsenal

by admin
Spread the love

Maldini Kacurri mund të thuhet se e ka fituar plotësisht besimin tek Arsenal. Kjo për shkak se dje ishte sërish pjesë e klubit anglez, ndërsa u luajt sfida e vlefshme për Ligën e Kampioneve kundër PSG-së.

Kjo ishte dhe hera e parë për Kacurrin, që 18-vjeç, qëndroi si alternativë për mbrojtjen në një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Arsenal fitoi pastër 2 me 0 duke bërë tifozët e tij të gëzojnë në shtëpi.

Debutimin me ekipin e parë e ka bërë te “Carabao Cup”. Tashmë mbetet dhe në Premier Ligë apo Champions ku Arteta tregon se e llogarit si mundësi në një prej mbrojtjeve më të mira të momentit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like