Helmoi fëmijën për të marrë para nga rrjetet sociale, në pranga blogerja australiane

by admin

Një blogere australiane është akuzuar se ka helmuar vajzën e saj për të marrë para dhe rritur numrin e ndjekësve.

Gruaja nga Queensland tha se po dokumentonte betejën e fëmijës së saj me një sëmundje të pashërueshme në rrjetet sociale, por hetuesit thonë se ajo po e drogonte 1-vjeçaren dhe e filmonte “në gjendje të tmerrshme dhe dhimbje”.

Mjekët kishin ngritur alarmin në muajin tetor kur fëmija u paraqit në spital gjatë një momenti kritik shëndetësor. Pas muajsh të tërë hetimesh, 34-vjeçarja akuzohet për torturë, helmim të qëllimshëm, shfrytëzim të mituri dhe mashtrim. Ajo do të përballet të premten me gjykatën.

Nga gushti deri në shtator, gruaja i jepte fëmijës mjekime pa miratimin dhe rekomandimin e mjekut. Ajo gjente mënyra për të marrë ilaçet e paautorizuara dhe mbuluar sjelljen e saj duke përfshirë edhe përdorimin e ilaçeve të mbetura që i përkisnin dikujt tjetër.

>

Më 15 tetor, fëmija u shtrua në spital me “shqetësime dhe lëndime të rënda fizike dhe emocionale”. Rezultatet e analizave për mjekime të parekomanduara dolën pozitive.

Blogerja fitoi 37.300 dollarë amerikanë përmes GoFundMe, të cilat faqja e internetit po përpiqet t’i kthejë mbrapsht.

Ndërkohë janë hetuar edhe persona të tjerë, por nuk ka asnjë provë për përfshirje të ndokujt.

The post Helmoi fëmijën për të marrë para nga rrjetet sociale, në pranga blogerja australiane appeared first on American Eye.

You may also like