Heidi Lushtaku dhuron 10 mijë euro për Qendrën e të Drejtave të Grave në Drenas

by admin
Spread the love

Ish Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe Heidi Lushtaku janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci.

Lushtaku në këtë komunë ka dhuruar një donacion me vlerë prej 10 mijë euro për gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave.

>

“Bashkë me modelen nga Kosova me famë botërore, Heidi Lushtaku vizituam Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas ku u mirëpritëm nga drejtoresha e qendrës, zonja Kadire Tahiraj dhe Kryetari i Komunës Z. Ramiz Lladrovci. Përmes bashkëpunimit me Fondacionin Jahjaga, Heidi dhuroi një donacion prej 10000 eurosh për gratë e qendrës. Çdoherë në kërkim të bashkëpunëtorëve të mirë, për fuqizimin e heroinave tona. Nga gratë, për gratë!”, ka shkruar Jahjaga në Facebook. /21Media

You may also like