Haradinaj e Limaj dakordojnë programin zgjedhor, paga mesatare 1 mijë euro, pensionet 500 euro – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se bashkë me Fatmir Limajn dhe partnerët e tjerë të koalicionit kanë dakorduar programin zgjedhor 2024-2029. Siç ka shkruar Haradinaj, shtylla kryesore e programit është anëtarësimi në NATO, zhvillimi ekonomik e pagat.

Sa i përket pagave, Haradinaj ka treguar se paga mesatare s’do të jetë nën 1 mijë euro dhe pensionet do të jenë 500 euro, në nivel të pagës minimale.

>

“Sot me kolegët, Fatmir Limaj, Artan Nimani dhe Abdullah Klinaku, partnerë të koalicionit AAK, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, e dakorduam programin zgjedhor 2025-2029, që ndër shtyllat kryesore të tij ka anëtarësimin direkt në NATO, zhvillimin ekonomik, konsolidimin demokratik e institucional, paga mesatare që nuk do të jenë nën 1000 euro e pensione në nivel të pagës minimale prej 500 eurosh, si dhe familjen si shtyllë të shoqërisë”, ka shkruar Haradinaj.

“Po ashtu, e diskutuam edhe listën e kandidatëve për deputetë, përbërja e së cilës garanton cilësi e gjithëpërfshirje dhe një ekip kompetent për të realizuar synimet tona programore e elektorale”, ka shkruar Haradinaj.

You may also like