HAPËSIRË – Një stuhi gjeomagnetike, e shkaktuar nga shpërthimi diellor, po afrohet

by admin
Spread the love



NJU JORK, 10 tetor /ATSH-AA/ – Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) paralajmëroi se një stuhi “e fuqishme” gjeomagnetike mund të ndodhë si rezultat i një shpërthimi në Diell, gjë që mund të çaktivizojë përkohësisht termocentralet dhe sinjalet e radios.

Sipas lajmit të CBS News, NOAA ka lëshuar një paralajmërim për stuhinë gjeomagnetike që mund të ndodhë sot dhe nesër si pasojë e një shpërthimi në Diell, më 8 tetor.

Në deklaratë thuhet se një shpërthim u zbulua në Diell dhe stuhia gjeomagnetike që rezultoi mund të çaktivizojë përkohësisht sinjalet e radios dhe termocentralet.

Më tej në deklaratë bëhet thirrje që të merren masa në termocentralet dhe anijet kozmike në hapësirë, ndërsa Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (FEMA) gjithashtu është informuar rreth ndikimeve të stuhisë gjeomagnetike.

Në deklaratë thuhet se stuhia gjeomagnetike nuk do të jetë më e fuqishme se në maj, dhe Dritat Veriore (Aurora Borealis) mund të shihen në disa pjesë të SHBA-së./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBerisha kërkon intensifikimin e protestave për ndryshimin e Shqipërisë


You may also like