Hadar jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Kosovës në basketboll

by admin
Spread the love

Rami Hadar ka dhënë dorëheqje për arsye personale si përzgjedhës i Kosovës A te meshkujt. Hadar ishte emëruar përzgjedhës i Kosovës në maj të vitit 2023. Kështu ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

Ai udhëhoqi Dardanët në parakualifikimet e Eurobasket 2025, në përballjet me Zvicrën dhe Danimarkën, duke pasur dy fitore dhe dy humbje. Kosova shënoi dy fitore ndaj Zvicrës, si dhe pësoi nga Danimarka.

Gjithashtu Hadar ishte trajner i Kosovës në dy ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës 2027, ku Kosova fitoi ndaj Irlandës dhe pësoi nga Azerbajxhani.

Ndërkohë, Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar negociatat me trajnerë potencial për të udhëhequr Dardanët, ku përzgjedhësi i ri pritet të emërohet shumë shpejt. Ndërkohë, ndeshjet e ardhshme për Dardanët janë në muajin nëntor, kundër Zvicrës dhe Irlandës për parakualifikimet e Kupës së Botës 2027.

You may also like