GREQI – Greva dyditore paralizon trafikun e trageteve

by admin
Spread the love



ATHINË, 22 tetor /ATSH-DPA/- Sot dhe nesër në Greqi nuk do të ketë qarkullim detar për shkak të grevës 48-orëshe të marinarëve.

Sindikata po kërkon një rritje prej 15% të pagave për anëtarët e saj, por pronarët e anijeve kanë ofruar deri më tani vetëm 3%.

>

Shumë njerëz janë prekur nga greva, përfshirë turistët. Qarkullimi në ishujt që nuk kanë aeroport do të ndërpritet për 48 orë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSIDNEJ – Australia blen armë me rreze të gjatë veprimi me vlerë 4,7 miliardë dollarë


You may also like