Gorecka ende një rezervë, e pret Mançester Junajtid dhe Gallatasaraji

by admin
Spread the love

Parashikimet e zymta që Leon Gorecka mori para sezonit janë konfirmuar të gjitha deri më tani. 29-vjeçari është vetëm opsioni i pestë në mesfushën qendrore pas Joshua Kimish, Aleksandar Pavloviç, Zhoao Palhinja dhe Konrad Laimer. Deri më tani ai është lejuar të luajë për Mynihun vetëm për një minutë në Bundesligë dhe 13 minuta në Ligën e Kampioneve.

Goli i tij ndaj Dinamos së Zagrebit ishte pika e vetme e ndritur deri më tani në një situatë të pakënaqshme për Leonin. Por kjo mesa duket nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij. Edhe nëse Gorecka aktualisht nuk po mendon t’i japë lamtumirë Mynihut, mesfushori gjerman do të kishte disa opsione në dimër.

>

Sipas raporteve të vazhdueshme, Uest Ham dhe Mançester Junajtid mbeten të interesuar për nënshkrimin e tij. Klubi kryesor turk, Gallatasaraji i Stambollit, mund të bëjë një përpjekje të re në janar.

PANORAMASPORT.AL

You may also like