Gol me Milanin dhe lojtari i ndeshjes, Çukvueze: Të vazhdojmë kështu

by admin
Spread the love

Samuel Çukvueze është lojtari i dhjetë që shënon për Milanin në këtë kampionat. Kuqezinjtë janë skuadra me më shumë lojtarë në tabelën e golashënuesve. Pulisiç është në krye dhe tashmë ka pesë gola. Pastaj janë Teo dhe Morata me dy. Çukvueze është vetëm i fundit me një gol, teksa në kuotë të njëjtë janë Abraham, Gabia, Okafor, Pavloviç dhe Leao gol.

Askush në Serie A deri më tani nuk ka bërë më mirë se Milani, i ndjekur menjëherë nga Napoli, i cili në vend të kësaj ka dërguar 9 lojtarë në objektivin e tyre deri më tani. Ndërkohë, nigeriani është edhe lojtari i pestë kuqezi që zgjidhet si “Lojtari i ndeshjes” nga nëntë sfida që kanë zhvilluar deri tani djemtë e Fonsekës.

>

“Ishte një fitore shumë e bukur, sidomos nëse marrim për bazë qëndrimin që treguam individualisht dhe si skuadër. Patëm vështirësi pasi mbetëm me një lojtar më pak, por mund të them se u mbrojtëm mirë, kishte një frymë ekipore që na çoi drejt fitores”, deklaroi nigeriani pas ndeshjes. Ndërkohë, duke folur për golin e parë personal në “San Siro” dhe në kuadër të ndeshjes së nesërme ndaj Bryzhit në Champions, ai shtoi: “Kur shënon është një ndjesi e bukur por ishte shumë e rëndësishme për fitoren e cila ndihmon për të dhënë besim, tani duhet të vazhdojmë kështu edhe në Champions”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like