Gjyqi i Mançester Sitit, kampionët e Anglisë rrezikojnë Championsin

by admin
Spread the love

Mançester Siti do të përballet me rrezikun e përjashtimit nga të gjitha kompeticionet dhe jo vetëm nga Premier Liga, nëse shpallen fajtorë për shkelje të rregullave financiare.Seanca dëgjimore për 115 shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të Premier Ligës nga Mançester Siti filloi të hënën, me klubin të akuzuar për parregullsi financiare që përfshin nëntë vite duke nisur nga 2009. Premier Liga e akuzoi Sitin se ka dështuar për të dhënë informacion të saktë financiar dhe detaje të sakta për pagesat e lojtarëve dhe menaxherëve. Një hetim nisi pasi revista gjermane “Der Spiegel” publikoi dokumentet e “Football Leaks” në vitin 2018 dhe Siti akuzohet për kanalizimin e parave nga pronarët e klubit përmes sponsorëve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shumë menduan se dënimi më i ashpër do të ishte rënia nga kategoria, me zbritje pikësh dhe gjoba gjithashtu penalizime të mundshme.

Por tani, sipas “The Telegraph”, ata rrezikojnë të mund të përjashtohen nga çdo turne në të cilin konkurrojnë. Më parë është raportuar se shumica e skuadrave të Premier Ligës nuk do të pranonin një zbritje të pikëve nëse Mançester Siti shpallet fajtor, me shumë prej tyre që kërkojnë përjashtimin nga Premier Liga. Siti e mohon të ketë bërë shkelje dhe po mbron çështjen e tyre në procesin gjyqësor. Siti e fitoi Premier Ligën tri herë midis 2009 dhe 2018, duke ngritur trofeun në vitin 2012, 2014 dhe 2018. Ata kanë katër sezone radhazi që fitojnë titullin, ndërsa po kërkojnë gjithashtu të rifitojnë Ligën e Kampioneve, pasi e fituan atë për herë të parë në historinë e tyre në sezonin 2022-23.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

You may also like