Gjorgjiev: Mbledhja e Komisionit për Çështje Historike në frymë pozitive, takimi i radhës në Sofje

by admin
Spread the love

Takimi i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore, i cili u mbajt sot dhe dje në Shkup, u zhvillua në frymë pozitive dhe atmosferë konstruktive me një diskutim dinamik dhe të hapur për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit, njoftojnë nga pala maqedonase e Komisionit për çështje historike me Bullgarinë.

“Në takim u diskutua për parimet e punës si dhe për çështje protokollare dhe procedurale-teknike për punën e Komisionit. Komisioni ka punuar edhe në harmonizimin e procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, ndërsa ka qenë edhe rekomandimet për tekstet e Maqedonisë për klasën e VII”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Komisionit, Vanço Gjorgjiev.

Mbledhja e radhës e Komisionit, shtojnë ata, do të mbahet deri në fund të vitit në Sofje.

Kryetari i ekipit bullgar dhe bashkëkryetar i Komisionit Angel Dimitrov shprehu shpresë për vullnet të mirë për gjetjen e gjuhës së përbashkët me përbërjen e re të komisionit historik nga pala maqedonase.

MARKETING

>
-->



You may also like