Gjetjet e Auditorit po përsëriten çdo vit, zbatimi i rekomandimeve i ulët nga komunat – kryetarët ia lenë fajin kontratës kolektive – Shqip

by admin
Spread the love

Në kuadër të konferencës së organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në të cilën është publikuar analiza gjithëpërfshirëse mbi përsëritjen dhe nivelin e ulët të zbatimit të rekomandimeve të dala  nga raportet e ZKA-së për 12 komuna të Kosovës, është mbajtur panel diskutimi për rolin dhe përgjegjësin e institucioneve lokale dhe qendrore karshi moszbatimit të rekomandimeve të ZKA-së, raporton Shqip.

Aty u tha se kontrata kolektive ka bërë që komunat të marrin raporte të modifikuar apo negative nga Auditori, për çka edhe i ka penalizuar. Gjatë diskutimit u tha se përgjatë viteve gjetjet e Auditorit si në nivel lokal dhe qendror janë të njëjta dhe se zbatimi i rekomandimeve është i ulët.

Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme, tha se ndër vite cilësia e raportimeve financiare në nivel lokal nuk është e mirë dhe për këtë arsye 60 për qind e raporteve janë negative.

Ajo tha se te niveli lokal zbatimi i rekomandimeve është më sfidues.

“Kemi marr vlerësim të mirë si në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe vendor. Edhe për ne është shqetësuese, për arsyet pse nuk po zbatohen rekomandime e Auditimit. Tek niveli lokal është me kompleks, është më sfiduese zbatimi i rekomandime në nivel lokal por kjo nuk duhet që ata të mos marrin seriozisht zbatimin e rekomandimeve. Cilësia e raportimi financiar ndër vite nuk është mirë, për atë arsye janë 60 për qind e raporteve janë modifikuar”.

Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit, tha se është normale që komunat e të marrin raporte negative, kjo pasi sipas tij, po bëhet si shkak i kontratës kolektive.

Ai tha se si shkak i kësaj komuna e Rahoveci është penalizuar që të përfitoj grande, madje shtoi si shkak i kësaj nuk i përjashtojnë edhe protestat.

“Kemi progres por kemi edhe përsëritje të rekomandimeve 70 për qind të rekomandeve i kemi përmbushur në vitin 2022, afër 80 për qind të rekomandimeve pritet që t’i përmbushim për vitin 2023. Unë mirëpres një analizë të nivelit qendror”.

“Komunat të paralizohen për shkak të mos zbatimit ose obligimeve që dalin nga kontrata kolektive, vetëdijshme që ne, besoj jeni në dijen që as një kryetari i kominave nuk janë nënshkrues të kontratës kolektive, nuk është e ndershme, e ligjshme, e moralshme të paralizohen komunat edhe të ngarkohen me një barrë e pasoja për shkak të një marrëveshje e cila isha dashtë me gjet zgjidhje Ministria e Financave, Ministria e Arsimit e Ministria e Shëndetësi dhe jo të paralizohen komuna e Rahovecit në këtë rast të mos jetë përfituese e grandi pasi kemi opinion të kualifikuar për keq klasifikim të shpenzimeve për shaka se Thesari nuk po pyet fare dhe mos pritini që të ketë opinion të pa modifikuar në komunat për vitin 2024”.

>

Edhe Kadri Rahimaj, kryetar i Komunës së Kamenicës, tha se komunat po dëmtohen shkaku i kontratës kolektive, por që sipas tij, kjo kontratë duhet të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Jo doemos duke qenë në mandatin e parë, jo me doemos raporti i modifikuar ndërlidhet me punën ose mos punën e një kryetari aktual. Pasojat e një marrëveshje mund të vijnë edhe më pas siç është rasti i kontratës kolektive, siç është rasti kur ne pas 10 viteve marrim një vendim nga Gjykata se një kontratë e lidhur nga Komuna e Kamenicës është tash e jashtë ligjshme. Atë pasoj e bart kryetari aktual ajo pasoj bartet në raport të Auditmit. Në këtë rast e mira kish qenë me u sfiduar ligjshmëria e kësaj kontratë në Gjykatën Kushtetuese”.

Edhe Mirlinda Tishukaj-Sadiku, anëtare e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, tha se baza e kontratës kolektive është vendosur në vitin 2015, dhe se ajo do të duhej që të dërgoj në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

“Një gabim, një lëshim, tash nuk mund të them a është i qëllimshme apo i pa qëllimshëm, sepse baza është vendosur vitin 2015, do të thotë korniza, ndërsa nënshkrimin është bërë në 2017, qysh atëherë nuk është parë kostoja financiare. Edhe pse me kontratën kolektive është paraparë që 60 për qind të participojnë Ministria e Financave dhe 40 për qind komunat, mirëpo kjo asnjëherë nuk ka gjetur zbatim”.

“Është shumë mirë që çdo komuna e ka edhe avokatin e komunës që mbron të drejtën e komunës, avokati i komunës është dashur ta sfidoj këtë kontratë në instancë më të lartë të aspekti ligjor Gjykatën Kushtetuese. Nuk është mirë që komunave ju merren me përmbarim paratë dhe ato të mbesin”.

Hajdar Beqa, anëtar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, tha se gjetjet e Auditorit si në nivel lokal dhe atë qendror në të gjitha kohët janë duke u përsëritur për shkak të mungesë së një kontrolli, raporton EO.

“Sa i përket gjetjeve të auditorit si në nivel lokal e si në nivel qendror në të gjitha kohët janë duke u përsëritur për shkak të mungesë së një kontrolle. Ju keni potencuar edhe në analizë se edhe raporti i fundit për Kosovën i Komisionit Evropian për vitin 2023 tregon se zbatimi efikas i përgjegjësive menaxherial mbete një sfidë për përdoruesit e buxhetit si në nivel qendror edhe në nivel lokal. Unë mendoj se një situatë jo të mirë e kemi në gjitha nivelet”, ka thënë ai.

LEXONI EDHE:

You may also like