GJERMANI – Scholz: Ribashkimi i kombit ka përparuar ndjeshëm, por ka ende mangësi

by admin
Spread the love

GJERMANI, 3 tetor /ATSH-DPA/- Ribashkimi i kombit ka përparuar ndjeshëm në tre dekada që nga rënia e Murit të Berlinit, por duhet të pranojmë edhe mangësitë, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Nuk po zbuloj një sekret këtu. Ribashkimi i Gjermanisë, natyrisht, nuk ka përfunduar në këtë kuptim edhe pas 34 vjetësh”, tha Scholz gjatë ceremonisë kombëtare për Ditën e Unitetit Gjerman, e organizuar në qytetin verior të Schwerin.

“Megjithatë, duke pasur parasysh situatën në atë kohë, ne kemi bërë një rrugë të gjatë”, shtoi ai.

“Asnjë vend i krahasueshëm në botë nuk është përballur me një sfidë të ngjashme me Gjermaninë në dekadat e fundit”, tha Scholz.

“Konkretisht sfida e bashkimit të dy nën-shoqërive që ishin të ndara, për më shumë se katër dekada dhe të organizuara në mënyra krejtësisht të ndryshme – ekonomikisht, politikisht, kulturalisht dhe mendërisht”, tha kancelari gjerman. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like