GJERMANI – Scholz: Dërgimi i trupave të Koresë së Veriut në Rusi është shqetësues

by admin
Spread the love



BERLIN, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka përshkruar raportet për dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi si “shumë shqetësuese”.

“Kjo nuk mund të nënvlerësohet. Kjo është sigurisht diçka që e përshkallëzon më tej situatën”, u tha ai gazetarëve gjatë udhëtimit të tij në Indi.

Scholz tha se ”masa tregon se presidenti rus Vladimir Putin është në gjendje të rëndë”.

>

”Është gjithashtu një arsye për të vazhduar përpjekjet për një paqe të drejtë, dhe për të ofruar mbështetje të qëndrueshme dhe të besueshme për Ukrainën”, shtoi ai.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ”pret që Rusia të fillojë dislokimin e ushtarëve të Koresë së Veriut nga e diela ose e hëna”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNJU JORK – Turk: Shtetet duhet të parandalojnë gjenocidin në Gaza


You may also like