
BERLIN, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ Propozimet për të shkurtuar pagesat e sigurimeve shoqërore, të njohura si “Bürgergeld” për gjermanët që refuzojnë të pranojnë punën, shkaktuan polemika në Berlin.
Ministri i Punës, Hubertus Heil i Socialdemokratëve (SPD), partia dominuese në koalicionin qeverisës me tre parti, ka propozuar rritjen e sanksioneve ndaj personave që refuzojnë vazhdimisht ofertat e punës.
“Në të ardhmen, ata duhet të marrin vetëm kompensime për strehim dhe ngrohje, në mënyrë që të mos mbeten të pastrehë”, tha Heil.
Politikanët e SPD-së dhe Demokratëve të Lirë (FDP), një partner koalicioni, e kanë mirëpritur planin, por është kritikuar nga shoqatat sociale, krahu rinor i SPD dhe nga opozita e majtë në Die Linke (E majta).
Ndërsa kabineti nuk ka marrë një vendim përfundimtar, ministri i Financave Christian Lindner, kreu i FDP, ka dhënë mbështetjen e tij.
“Ministri i Punës nuk po jep vetëm kontributin e tij në projektbuxhetin 2024, pranimi i shtetit social rritet kur promovohet performanca reciproke”, tha ai.//a.i/