GJERMANI – Opozita i bën presion Scholzit për zgjedhje të shpejta të parakohshme

by admin
Spread the love

BERLIN, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësi konservator gjerman që shpreson të zëvendësojë kancelarin Olaf Scholz, ushtroi presion të mëtejshëm sot për zgjedhje të parakohshme, ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës po përballet me një krizë të madhe politike.

Friedrich Merz, lideri i opozitës së qendrës së djathtë kristian-demokrate (CDU), akuzoi socialdemokratin Scholz për vonesa të taktikave sepse Scholz kishte refuzuar të përshpejtonte kohën e planifikuar për zgjedhjet e reja, pas rënies së koalicionit të tij qeverisës trepartiak.

Pas largimit të papritur të Demokratëve të Lirë (FDP) nga koalicioni i tij, pasi Scholz shkarkoi udhëheqësin e tyre si ministër i Financave, kancelari sugjeroi një votëbesim në Bundestag për më 15 janar.

Nëse kjo dështon duke qenë se Scholz nuk ka më një shumicë në parlament, zgjedhjet e parakohshme do të duhej të mbaheshin brenda 60 ditëve pas kësaj, që do të thotë se zgjedhjet janë të mundshme në mars.

>

Për Merzin, partia e të cilit është e lartë në sondazhe, kjo është shumë vonë.

”Strategjia e paraqitjes së një votëbesimi në janar ishte e papërgjegjshme dhe thjesht një vonesë”, tha Merz pas një takimi të posaçëm të ligjvënësve konservatorë në Berlin.

Ai tha se dëshiron që votimi të bëhet javën e ardhshme, një sugjerim i refuzuar nga Scholz.

Ministri i shkarkuar i financave, Christian Lindner, bëri akuza të ngjashme pas shkarkimit të tij dhe gjithashtu ka kërkuar një votë besimi “të menjëhershëm” dhe zgjedhje të reja.

Partia e ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” ka kundërshtuar gjithashtu çdo vonesë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like