GJERMANI – Një problem IT në kontrollin e trafikut ajror shkakton probleme në të gjithë hapësirën ajrore

by admin
Spread the love



BERLIN, 4 tetor /ATSH-DPA/ – Një dështim i përkohshëm në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të Gjermanisë ka shkaktuar probleme në të gjithë hapësirën ajrore gjermane, tha sot agjencia e kontrollit të trafikut ajror.

Defekti, i cili më pas u riparua, shkaktoi vonesa dhe anulime.

Ndërprerja çoi në humbjen e planeve të fluturimit dhe në veçanti të të dhënave të motit.

”Ndërprerja është zgjidhur, sistemet janë kthyer në funksion. Megjithatë, të dhënat e humbura gjatë ndërprerjes do të duhet të rifuten”, tha agjencia./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSHBA – Biden: Nuk besoj se do të ketë luftë gjithëpërfshirëse në LM


You may also like