GJERMANI – Baerbock parashikon pjesëmarrje të lartë të votuesve në Brandenburg

by admin
Spread the love

POSTDAM, 22 shtator /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock parashikoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet që po mbahen sot në shtetin lindor të Brandenburgut do të jetë e lartë.

“Njerëzit në Brandenburg janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve”, tha Baerbock ndërsa hodhi votën e saj në kryeqytetin e shtetit të Potsdamit.

Sondazhet e fundit treguan se partia e saj, të Gjelbërit, mund të luftojë për të arritur pragun elektoral prej 5%, pasi rezultatet treguan një mbështetje me rreth 4% – përpara zgjedhjeve kombëtare.

Si rrjedhojë, partia mund të përballet me rrezikun e moskthimit në parlament.

“Sot dielli po shkëlqen në fund të fundit dhe shpresojmë se kjo është një ditë shprese”, shtoi ajo.

Të Gjelbërit janë aktualisht në një koalicion tripalësh në parlamentin e shtetit me kristiandemokratët konservatorë (CDU) dhe socialdemokratët (SPD), që është partia e kancelarit gjerman Olaf Scholz. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like