GJENEVË, 13 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sirianët në mërgim nuk po kthehen ende sa duhet në vendin e tyre, sipas të dhënave të publikuara sot nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët.
”Rreth 3 000 të kthyer kanë kaluar kufirin turk që nga fundjava e kaluar, kur regjimi i Bashar al-Assadit ra”, theksoi përfaqësuesi i UNHCR-së, Gonzalo Vargas Llosa.
”Një ditë më parë, 2 000 të kthyer kishin kaluar kufirin nga Libani”, theksoi ai.
”Shumë të mërguar sirianë po vonojnë kthimin e tyre”, tha Vargas, duke nënvizuar faktin se ”ligji dhe rendi ende nuk janë rivendosur në vend”.
Ai shtoi se të kthyerit duan jo vetëm një tranzicion politik dhe pajtim paqësor pas viteve të luftës civile, por edhe ndihmë ndërkombëtare në mënyrë që vendi i tyre të mund të ngrihet përsëri në këmbë.
Sipas UNHCR-së, rreth 4,8 milionë jetojnë në mërgim në vendet fqinje dhe shtetet e Afrikës së Veriut.
”Ata duhet të jenë në gjendje të vendosin se kur duan të kthehen në kohën e tyre të lirë, pa asnjë presion”, theksoi zëdhënësi i UNHCR-së, William Spindler./ /os/