GJENEVË – OBSH: Izraeli ka pësuar një traumë kolektive

by admin
Spread the love

GJENEVË, 4 tetor /ATSH-DPA/- Izraeli po vuan nga një krizë shëndetësore e nisur që nga sulmet shkatërruese terroriste nga Rripi i Gazës në Izrael më 7 tetor 2023, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Kjo e hënë do të shënojë një vit të një traume kolektive që nuk ka kursyer askënd në vend – që është përhapur me shpejtësinë e një pandemie dhe në disa zona ka trefishuar kërkesën për kujdes shëndetësor mendor”, tha përfaqësuesi i OBSH-së në Izrael, Michel Thieren.

“Kjo është për shkak të sulmeve që shkaktuan vdekjen e rreth 1 200 personave dhe rrëmbimin e rreth 200 pengjeve në Rripin e Gazës dhe lëshimin e rreth 19 000 raketave drejt Izraelit – që atëherë.

“Rreth 75 000 njerëz janë zhvendosur dhe ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha ai.

Gjithashtu, i gjithë sistemi i kujdesit shëndetësor në veri të vendit funksionon vetëm në bodrume, strehimore apo parkingje.

“Një pacient pa dritën e ditës është një pacient pa forcë natyrale për t’u shëruar”, tha Thieren.

Thieren tha se askush nuk do të shërohej pa paqe dhe pa lirimin e 101 pengjeve ende në duart e grupit islamik palestinez Hamas. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like