GJENEVË – OBSH i hap dritën jeshile testeve të mpox-it

by admin
Spread the love

GJENEVË, 3 tetor /ATSH-DPA/ – Për herë të parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin urgjent për një test mpox.

”Kjo do t’i lejojë agjencitë e OKB-së të blejnë këtë test nga kompania amerikane Abbott Molecular për ta shpërndarë në vendet dhe rajonet e prekura’’, theksoi OBSH.

Testi mund të zbulojë virusin mpox më shpejt dhe më lehtë se më parë.

‘’Nëse më shumë njerëz testohen për virusin, masat për të frenuar përhapjen e tij mund të zbatohen më shpejt’’, thuhet në deklaratë.

Mpox ishte i njohur më parë si lija e majmunit.

”Tre kompani të tjera kanë aplikuar për miratim urgjent”, sipas OBSH-së.

Më shumë se 30 000 raste të dyshuara të mpox janë raportuar në Afrikë këtë vit, shumica e tyre në Kongo.

Numri i rasteve të raportuara kohët e fundit është rritur ndjeshëm në vendet fqinje si Burundi. Megjithatë, vetëm një në tre raste përfundon në dërgimin e një kampioni në një laborator ku mund të zbulohet virusi.

Në gusht, OBSH shpalli nivelin e saj më të lartë të alarmit, një “urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar” (PHEIC), për shkak të mpox, në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për urgjencën dhe për të mobilizuar më shumë burime për të luftuar përhapjen e sëmundjes.

Në Evropë, ku shpërthimet janë kontrolluar mirë në vitin 2022, rreziku i përhapjes përsëri të mpox konsiderohet i ulët./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like