Gimenez në verë, por edhe David falas nëpërmjet Fonsekës/ Milani piketon zgjedhjet e reja

by admin
Spread the love

Xhonatan David, sulmuesi i Lilës, është një nga kandidatët për të ndezur merkaton e ardhshme të verës. Ai do të lirohet plotësisht nga francezët dhe gjysma e Europës tashmë i ka vënë sytë. Barcelona po mendon seriozisht për këtë, disa klube angleze e kanë ndjekur prej muajsh pa harruar Atletikon e Madridit në Spanjë.

Megjithatë, në Itali nuk ka një situatë ndryshe: Xhuntoli do ta dëshironte te Juventusi, Interi ka kontaktuar me menaxherët e kanadezit për të kuptuar fizibilitetin e operacionit. Milani, i cili ka një “marrëdhënie të keqe” me lojtarët që vijnë falas, mund të bëjë një hyrje surprizë duke luajtur kartën e Paulo Fonseka që punonte me lojtarin deri pak muaj më parë. Për më tepër me portugezin në stolin e Lilës, David shënoi 52 gola në dy sezone (2022-23, 2023-24).

Të gjitha në 4-2-3-1, formacioni që po propozon edhe ish-trajneri i Romës në aventurën e re te kuqezinjtë. Shumë do të varet nga konfirmimi eventual i Abrahamit (ai do të duhet të blihet nga Roma pasi është i huazuar) dhe gjithashtu nga kërkesat që menaxherët e kanadezit do t’u dërgojnë klubeve të interesuara. Milanit, siç e dimë, nuk i pëlqen të paguajë shumë komisione: siç u zbulua nga vetë Ibrahimoviç vetëm disa muaj më parë, ka një tavan që nuk duhet të tejkalohet.

>

ALTERNATIVË – Emri i parë në listën e alternativave është ai i Santiago Gimenez, qendërsulmues i Fejnordit dhe kombëtares meksikane, i cili shënoi katër gola në shtatë ndeshjet e para të këtij sezoni me holandezët përpara se të pësonte një dëmtim të rëndë që do ta mbajë jashtë deri në fund të vitit 2024. Për më tepër ai nuk është një profil i panjohur pasi siç ka deklaruar edhe vetë:

“Milani u përpoq të nënshkruante me mua në ditën e fundit të merkatos. Oferta u refuzua nga klubi i im, por për mua kuqezinjtë janë një ëndërr pasi u rrita duke parë Ronaldon, Ronaldinjon dhe Kakanë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like