GAZË – Të paktën 30 të vrarë pas sulmit ajror izraelit

by admin
Spread the love

TEL AVIV/GAZË, 18 tetor /ATSH-DPA/- Të paktën 30 njerëz u vranë, përfshirë fëmijë, në një sulm ajror izraelit në Gazën veriore, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA.

“Më shumë se 50 të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin Jabalia”, raportoi sot WAFA.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Ushtria izraelite nuk komentoi fillimisht.

Jabalia, kohët e fundit ka përjetuar luftime intensive. Vetëm disa ditë më parë, ushtria izraelite tha se kishte eliminuar disa militantë në zonë dhe kishte shkatërruar një depo armësh të vendosura në një ndërtesë që më parë ishte përdorur si klinikë.

>

Ushtria izraelite nisi një ofensivë të re tokësore në veri të Rripit të Gazës më 6 tetor, duke u bërë thirrje deri në 400 000 civilëve – që kishin duruar një vit lufte – të zhvendoseshin në jug.

Megjithatë, shumë nga njerëzit – disa prej të cilëve tashmë ishin zhvendosur disa herë – e shpërfillën thirrjen, duke thënë se ushtria izraelite kishte sulmuar gjithashtu të ashtuquajturat “zona të sigurta” në jug.

Lufta e Gazës u shkaktua nga sulmi i paprecedentë terrorist në Izraelin jugor nga grupi ekstremist palestinez Hamas dhe aleatët e tij pak më shumë se një vit më parë.

Anëtarët e milicisë dhe persona të tjerë të armatosur vranë mbi 1200 njerëz dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë në Rripin e Gazës.

Që atëherë, Izraeli ka zhvilluar një luftë në një përpjekje për të shkatërruar Hamasin si një forcë ushtarake dhe si organizatë politike. / /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like