GAZË – Mbi 43 000 palestinezë të vrarë në luftën midis Izraelit dhe milicisë së Hamasit

by admin
Spread the love



KAJRO, 28 tetor /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve palestinezë në luftën midis Izraelit dhe milicisë së Hamasit në Rripin e Gazës ka arritur në 43 000, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në rajon e kontrolluar nga Hamasi.

“Më shumë se 101 000 palestinezë të tjerë ishin plagosur”, tha ministria.

Shumica e viktimave janë civilë. Ndërsa informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë përgjithësisht shihen si të besueshme.

>

Izraeli akuzon milicinë palestineze, e cila mbështetet nga Irani, për përdorimin e civilëve si mburoja. Hamasi i ka mohuar akuzat./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTEHERAN – Gjermano-iraniani Jamshid Sharmahd ekzekutohet pas akuzave për terrorizëm


You may also like