GAZË – 17 të vrarë pas sulmit izraelit

by admin

TEL AVIV, 18 qershor /ATSH-DPA/- Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë, njoftuan sot autoritetet palestineze.

“Trupat e pajetë janë nxjerrë nga kampi i refugjatëve “Nuseirat” në qendër të Rripit të Gazës dhe janë dërguar në një spital lokal”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve “Wafa”.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) raportuan sot se kishin eliminuar celula terroriste dhe kishin gjetur sasi të mëdha armatimesh në qendër dhe në jug të rajonit.

IDF shtoi se trupat izraelite po vazhdonin operacionet në zonën e Rafahut në jug, duke eliminuar terroristë të shumtë.

“Forcat ajrore izraelite sulmuan dhjetëra objektiva në Rripin e Gazës gjatë ditës së kaluar”, thuhet në raportin e IDF.

Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi në rajon, më shumë se 37,300 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftës aktuale, e cila shpërtheu pas sulmeve të 7 tetorit të ngritura nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik nga Rripi i Gazës. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like