
GAZA, 7 shkurt /ATSH-AA/ – Burimet palestineze njoftuan se Hamasi ka pranuar planin i cili parashikon shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin në tri faza në Rripin e Gazës, ku secila fazë do të zgjasë 45 ditë.
Burimet palestineze ndanë detajet e përgjigjes së Hamasit për “marrëveshjen kornizë” lidhur me shkëmbimin e pengjeve dhe propozimin për armëpushim të bërë ndaj tij.
Hamasi ka pranuar propozimin në fjalë dhe ka përgatitur draft shtesë që do të jetë pjesë e marrëveshjes kornizë, theksuan burimet duke shtuar se Hamasi ka pranuar planin i cili parashikon shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin në tri faza në Rripin e Gazës, ku secila fazë do të zgjasë 45 ditë.
Burimet theksuan se në fazën e parë të marrëveshjes përfshihet lirimi i grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga të dy palët dhe se është kërkuar që numri i automjeteve me ndihma humanitare që do të hyjnë në Rripin e Gazës në fazën e parë të mos jetë më pak se 500 në ditë.
Pasi tërhiqet vëmendja se në fazën e parë të marrëveshjes që ndodhet në shtesën e paraqitur nga Hamasi, është kërkuar që të hiqen plotësisht kufizimet për kthimin e të zhvendosurve në Rripin e Gazës.
Në fazën e parë Hamasi kërkon hapjen e spitaleve në Gaza për shërbim dhe riparimin e spitaleve që janë dëmtuar në sulme, theksuan burimet të cilët thanë se: “Edhe në periudhën 45 ditore në fazën e dytë të planit, kërkohet lirimi i ushtarëve izraelitë të mbajtur peng nga Hamasi në Gaza në këmbim të lirimit nga Izraeli të një pjese të pengjeve palestineze. Hamasi në fazën e dytë kërkon tërheqjen e forcave izraelite nga e gjithë Gaza”.
Burimet njoftuan se në periudhën 45 ditore të fazës së dytë të planit parashikohet shkëmbimi i trupave të viktimave mes palëve, ku gjatë këtij procesi përfshihet zhvillimi i negociatave për “përfundimin e luftës”.
Thuhet se Hamasi në planin në fjalë ka vendosur kushtin që në fazën e dytë të përfundojnë negociatat që do fillojnë në fazën e parë për përfundimin e luftës. Burimet palestineze kanë vënë në dukje se Hamasi në shtesën në fjalë ka shkruar detajet se cilat pengje do të lirohen në çdo fazë dhe se kërkon lirimin e të gjithë palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori e deri më tani.