GAZA – Dhjetëra të vrarë pas sulmeve ajrore izraelite në Jabalia

by admin
Spread the love

GAZA, 9 tetor /ATSH-DPA/ – Dhjetëra njerëz u vranë sot në një sulm ajror izraelit në Jabalia, në veri të Gazës, njoftuan burimet palestineze.

”Të paktën 47 persona, përfshirë një gazetar, kanë vdekur që nga mëngjesi i sotëm”, thanë burimet mjekësore.

Informacioni nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA tha se një sulm vrau 15 persona, duke synuar oborrin e një spitali dhe duke goditur tendat që strehonin personat e zhvendosur.

Ushtria izraelite tha se po verifikon raportet.

Ushtria izraelite ka qenë duke luftuar në zonë për pesë ditë radhazi, sipas zyrtarëve lokalë.

“Nuk ka fund ferri”, shkroi Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së, përgjegjëse për refugjatët palestinezë, në X për situatën në Gazën veriore.

“Të paktën 400 000 njerëz janë të bllokuar në zonë”, shtoi ai.

”Operacioni po rrezikon gjithashtu fushatën e vazhdueshme të vaksinimit të poliomielitit”, shtoi Lazzarini.

Pak ditë më parë, ushtria izraelite nisi një inkursion të ri tokësor në veri të Gazës.

Izraeli tha se organizata militante palestineze Hamas po përpiqet të rigrupohet në zonën e Jabalias./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like