GAZA – 18 viktima pas sulmeve ajrore izraelite në Bregun Perëndimor

by admin
Spread the love

GAZA, 4 tetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 18 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në Bregun Perëndimor verior, deklaroi Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah.

Numri i të plagosurve në sulmin, i cili kishte në shënjestër një lokal në qytetin e Tulkarem, ishte fillimisht i paqartë.

Sipas raportimeve, shumë njerëz ishin ende nën rrënoja.

Ky ishte sulmi i parë ajror i këtij lloji në Bregun Perëndimor në vite.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin ajror, duke thënë se ai kishte për qëllim figura të rangut të lartë në rrjetet militante lokale, duke përfshirë liderin e Hamasit Zahi Yaser Abd al-Razeq Oufi dhe anëtarët e organizatës terroriste të Xhihadit Islamik.

”Ghaith Radwan, një udhëheqës i Xhihadit Islamik në Tulkarem, ishte në mesin e të vdekurve”, sipas medias palestineze.

Të enjten në mëngjes, ushtria izraelite tha se ”ushtarët kishin qëlluar dhe vrarë një palestinez në Bregun Perëndimor, i cili iu afrua atyre me thikë”.

”Burri ishte tashmë në hyrje të një baze ushtarake pranë Hebronit, në jug të Jerusalemit, kur ushtarët hapën zjarr”, deklaroi ushtria./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like