Gatuzo fal “me kusht” sulmuesin shqiptar: Do i paguajë darkën gjithë skuadrës dhe stafit

by admin
Spread the love

Rino Gatuzo ka qenë një futbollist i njohur për shpërthimet emocionale në vitet kur ishte vetë në fushën e lojës. Por tani që është trajner, u kërkon lojtarëve të përmbahen. Ndaj për të ka qenë padyshim i papëlqyeshëm reagimi nervoz i sulmuesit shqiptar të Hajduk Split, Leon Dajaku, në momentin kur e zëvendësoi në sfidën ndaj Slaven Belupos javën e kaluar.

Dajaku doli i inatosur nga fusha e lojës dhe shumëkush priste masë ndëshkimore nga Gatuzo, Por trajneri i cili drejton ekipin kroat, bëri të qartë para mediave sot se sulmuesi shqiptar kishte kërkuar falje për këtë sjellje dhe tashmë mes tyre kishte paqe.

“Ai kishte një probleme me veten, jo me mua dhe zëvendësimin. Ai ishte i ndërgjegjshëm për gabimin, i thashë që të mos vriste veten për të çështje. Folëm në darke, u takuam të martën. Ai u kërkoi falje të gjithëve, tha që ishte i inatosur me veten, do të paguante darkën për shokët e skuadrës dhe stafin.

>

Unë u thashë të gjithëve që nëse kanë një problem, atëherë të vijnë te unë dhe e zgjidhim privatisht, edhe pse e di që këto situata janë interesante për mediat. Unë i thashë atij që kjo është hera e parë dhe e fundit që e shoh me një reagim të tillë’, ishte paralajmërimi i qartë i Gatuzos për Dajakun.

PANORAMASPORT.AL

You may also like